Shëndetësi
Gjermania e interesuar për infermierët kosovarë, lidh marrëveshje me Kosovën
Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë dhe këtë mungesë mund ta kompensojë vetëm me ardhjet nga vendet e tjera.
E vendi i parë që ky shtet ka zgjedhur të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë është Kosova.
Kështu deklaroi sot në Prishtinë ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani në fushën e shëndetësisë, e cila shihet si një mundësi për modernizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, raporton KosovaPress.
Spahn tha se sfidat për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe gjerman janë të ndryshme, pasi vendi nga vjen ai ka popullsinë më të vjetër, teksa Kosova e ka popullsinë më të re. E sipas tij, janë pikërisht këto dallime që nxisin bashkëpunim të mirëfilltë mes të dyja vendeve.
Krahas nevojës së shtetit gjerman për infermierë nga jashtë, ai tha se janë të interesuar të ndihmojë për shkolla sa më cilësore profesionale në Kosovë, si dhe në përshpejtimin e procedurave të vizave për infermierët nga Kosova.
Ai tha se do të ishte mirë që diplomat e infermierisë të njiheshin më lehtë në Gjermani, pasi kjo e fundit ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje vendosen themelet e një bashkëpunimi të mirëfilltë të nevojave të dy shteteve.
Ai bëri të ditur se nga qeveria gjermane kanë marrë zotimin për dy nga pikat më kyçe të sistemit të tyre e që janë: menaxhimi spitalor dhe sigurimet shëndetësore.
Ndryshe, vizita e ministrit gjerman Spahn në Kosovë vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar. Ndërkaq kjo është hera e parë që një ministër gjerman i Shëndetësisë viziton Kosovën, përfundon KP.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut














