Shqipëria
Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi në luftën kundër pandemisë
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë dorëzoi grupin e parë të pajisjeve mjekësore për të mbështetur Kosovën dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre kundër pandemisë COVID-19.
“Mallrat mjekësore përfshijnë kryesisht pajisje mbrojtëse personale, si: maska FFP2, maska kirurgjike, dorëza njëpërdorimshe dhe syze mbrojtëse. Kjo do të ndihmojë personelin mjekësor për të mbrojtur veten nga infektimi me COVID-19 kur trajton pacientët”, thuhet në një komunikatë të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR – të cilën kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave.
Kjo është ndihma më e madhe individuale e qeverisë gjermane, e cila dedikohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Malit të Zi, personeli mjekësor i së cilave do të punojë në spitalet civile dhe do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të qytetarëve.
Në njoftim thuhet se një seri e dytë e pajisjeve do të arrijë përmes transportit rrugorë, i cili përmban më shumë se 10 tonë ndihma.
Kosova dhe Mali i Zi gjatë muajve të fundit kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi i ri.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.705 persona, prej të cilëve 13.731 janë shëruar, ndërsa 627 kanë vdekur. Raste aktive janë 1.347.
Ndërsa në Mal të Zi, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 11,690 të infektuar, prej tyre 172 kanë vdekur. Aktualisht janë 3.900 raste aktive.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë













