CH-Ballkani
Gjermania nuk njeh patent shoferin e Maqedonisë
Për të senzibilizuar problemin me këto dokumente të Maqedonisë është inicuar një peticion nga Shkupi, ku po mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga Berlini pranimin e patentës së shoferit të Maqedonisë.
Urim Ajdari nga Shkupi i cili jeton në Baden Wurtenberg të Gjermanisë, po ankohet për shkak të mos pranimit të lejes së vozitjes nga ana e autoriteteve gjermane. Ai në vitin 2015 ka migruar në Gjermani dhe se vetëm gjashtë muaj ka shfrytëzuar të drejtën e patentë shoferit të cilën e ka marr në Shkup.
Në mungesë të shfrytëzimit të patentë shoferit ai është i detyruar që të udhëtojë me Tramvaj. Sipas tij, autoritetet gjermane kërkojnë që përsëri t’i nënshtrohet testit të vozitjes. Por Hajdari thotë se marrja e lejes së vozitjes në Gjermani duke nisur testet nga e para, është shpenzim i madh financiar por edhe ngarkesë kohore dhe njëkohësisht pengesë për realizimin e obligimeve profesianale dhe private, raporton Televizioni 21 në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Për të senzibiluzuar problemin më këto dokumente është inicuar një peticion nga Shkupi, ku po mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga Berlini pranimin e patentës së shoferit të Maqedonisë.
Ata u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë që të japin sa më shumë nënshkrime që ta plotësojnë numrin e caktuar që do t’i shpije drejt një hapi të suksesshëm.
Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se procedura për nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët me qëllim të njohjes së patentave të shoferëve mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ende është në zhvillim e sipër.
Nëse nuk zgjidhet kjo punë, shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani për të marr patentë shoferin nga e para, duhet të paguajnë më së paku 2000 euro.
Ky rregull nuk vlen vetëm për Maqedoninë, por edhe për shtetet tjera të cilat nuk kanë nënshkruar marrëveshje reciproke për pranimin e lejeve të vozitjes me Gjermaninë.
Numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani viteve të fundit është rritur dukshëm. Flitet për një shifër që ka arritur rreth 100 mijë njerëzve.
https://www.youtube.com/watch?v=J0toGmCCCqY
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












