Lajme
Gjermania para ndalim-qarkullimit?
Para takimit të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, në Gjermani po debatohet ashpër ndalimi i qarkullimit, që nënkupton një ndërhyrje tjetër masive të shtetit në të drejtat bazë të qytetarëve.
A do të kemi së shpejti ndalim-qarkullimi në nivel federate, me qëllim të mospërhapjes së variantit të ri të virusit në Gjermani? Sipas raportimeve në media gjatë fundjavës, me gjasë ka një ujdi për këtë mes zyrës së kancelares dhe kryeministrave. Por, pas diskutimeve politike dhe deklaratave të hënën, duket se ende është shumë e paqartë se si duan ta pengojnë liderët politikë në Gjermani ashpërsimin e krizës së Coronës, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
“Një masë e mundshme”
Para samitit të federatës me landet të martën (19.01), ministri i Financave, Olaf Scholz, bëri fjalë për një mbyllje më të gjatë dhe të ashpër në Gjermani. “Duhet të merren masa të tjera”, tha Scholz të dielën në mbrëmje për “Bild”. Ai pret që mund të jenë “edhe 14 ditë të tjera që do të shtohen”. Nëse këtu do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, nuk është e qartë, sipas ministrit të Financave. “Mendoj se kjo është një masë e mundshme, por nuk është ajo që qëndron në radhë të parë”.
Infeksionet në Gjermani, me gjithë masat e ashpërsuara në javët e fundit janë ende në nivel të lartë. Spitalet gjermane janë të mbingarkuara. Indikatori shtatëditor, pra rastet për 100.000 banorë u ul së fundmi në 316, shifër që është shumë larg asaj të synuar 50 infektime për 100.000 banorë për të mbajtur në këmbë sistemin shëndetësor.
“Pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe”
Kryeministri bavarez, Markus Söder, bëri thirrje për vendime të përbashkëta për zbutjen e pandemisë. “Gjysma e landeve bën diçka krejt tjetër”, tha ai për televizionin ARD të dielën. Shtrohet pyetja, “pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe”. Për Bavarinë ai është i mendimit se si land është i armatosur mirë në luftë kundër pandemisë. Nga e hëna në këtë land vlen detyrimi për maskat FFP2 dhe ndalimet e qarkullimit natën.
Kryeministri i landit Hessen, Volker Bouffier, CDU, tha se para takimit me Merkelin, do të ketë një diskutim të gjerë me shkencëtarët gjermanë. Këtë herë do të dëgjohen edhe studiuesit nga Britania e Madhe. Në Britaninë e Madhe mutacioni i ri i Coronës është përhapur shpejt, mutacion që është konfirmuar edhe në Gjermani.
Kritika për masat e qeverisë po dëgjohen gjithnjë e më shumë nga opozita. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner, është shprehur për ARD se “një ndërhyrje e tillë kaq e fortë në të drejtat bazë – të bësh që të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi – ky duhet të diskutohet në Parlament”. Kurse kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck, tha: “Që në pranverë gjithçka eci mirë, që shoqëria ishte e bashkuar, lidhej edhe me atë, që kishte një lloj përulësie të politikës, dhe jo një ton kaq krenar si ‘ne e kemi çdo gjë nën kontroll, dhe ju si fëmijë të pabindur duhet të bëni atë që na bie ndërmend neve'”. Në takimin të martën do të diskutohet jo vetëm për të përballuar virusin, por edhe si të mos humbasë besimi i popullsisë te politika.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












