CH-Ballkani
Gjermania refuzon 97 % e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor
(BAMf), që është përgjegjës për azilin, ka refuzuar 97 përqind të kërkesave të shtetasve me prejardhje nga Ballkani Perëndimor
Azilkërkuesit nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova thuajse nuk kanë fare shanse për azil në Republikën Federale Gjermane, sepse Gjermania në fund të vitit 2015 i klasifikoi shtetet e Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta origjine”.
Që atëherë, Enti Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMf), që është përgjegjës për azilin, ka refuzuar 97 përqind të kërkesave të shtetasve me prejardhje nga Ballkani Perëndimor, raporton “Deutche Welle”.
Deri sa të merret vendimi ata duhet të banojnë, sikurse të gjithë azilkërkuesit e tjerë, në strehimore azilantësh, nuk kanë të drejtë pune dhe mund të dalin nga zona e tyre, vetëm me lejen e entit të migracionit, përcjell albinfo.ch.
Pasi iu është refuzuar kërkesa për azil, ata duhet të largohen vullnetarisht nga Gjermani, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata riatdhesohen me detyrim.
Ata pak azilkërkues nga Ballkani që fitojnë status qëndrimi në Gjermani kalojnë nga Komisioni i Rasteve të Vështira (Härtefallkommission). Secili nga 16 landet ka nga një komision të tillë.
Berlini, si land më vete, ka një instancë të ngarkuar nga senatori – kështu quhen ministrat në kryeqytetin e Gjermanisë, i Punëve të Brendshme dhe i Sportit. Në komision bëjnë pjesë i ngarkuari i qeverisë së landit për integrim dhe migracion, e ngarkuara për politikat e grave, përfaqësues të kishave katolike dhe protestante, bashkimi i shoqatave të mirëqenies “Liga Berlin”, Këshilli i Refugjatëve Berlin dhe Këshilli i Migracionit Berlin Brandenburg.
Për shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor shpesh nuk mjafton vetëm kontrata e punës me të ardhura të mjaftueshme, madje për ndonjë prej tyre as rekomandimi pozitiv i Komisionit të rasteve të jashtëzakonshme.
Për vitin 2017 vetëm, 38 aplikues nga Ballkani Perëndimor kanë marrë rekomandime pozitive nga Komisioni. 80 të tjerëve iu është refuzuar kërkesa për të drejtë qëndrimi dhe duhet të largoheshin.
Por ka pasur edhe raste kur Komisioni ka marrë vendim pozitiv, ndërsa senatori e ka parë të arsyeshme që t’i kthejë. Njëri syresh ishte dëbimi në mes të dhjetorit 2017 i familjes shqiptare Ajazaj, që bëri shumë bujë në mediat vendore.
Azilkërkuesit e dëbuar me prejardhje nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë të drejtë të shkelin hapësirën Shengen për një periudhë dy deri në pesë vjeçare. Por atyre u hiqet edhe e drejta që të marrin vizë në ambasadat gjermane të vendeve të tyre, edhe nëse kanë kontratë pune në Gjermani. Ministria e jashtme në Berlin e bllokon mundësinë e vizës së punës për këtë grup njerëzish.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












