Kosova
Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Kosova ka marrë mbështetjen e Gjermanisë.
“Jam i lumtur që të ndaj me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, e ka vlerësuar lart angazhimin e Qeverisë së vendit tonë, duke thënë se “reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet”, ka shkruar Haradinaj në Faceook, përcjell albinfo.ch.
Dje, Maas tha se “jemi të vendosur ta ndihmojmë Kosovën – dhe këtë ua kemi thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen e Gjermanisë”.
“Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës”, përfundoi Haradinaj.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë Organizata bamirëse zvicerane Caritas po u bën thirrje politikanëve të bëjnë më shumë për të luftuar... -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike -
Kantonet e refuzojnë taksimin individual, duke e konsideruar atë shumë radikal -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para














