Lajme
Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë
Aktualisht, në mesin e 5,700 forcave ndërkombëtare në Kosovë ndodhen 900 ushtarë gjermanë
Qeveria e Gjermanisë ka marrë vendim për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të forcave të armatosura në Kosovë, të cilat ndodhen në përbërje të misionit paqeruajtës KFOR.
Vendimin e sotëm të qeverisë, deri në fund të muajit duhet ta konfirmojë edhe parlamenti federal i Bundestagut.
Aktualisht, në mesin e 5,700 forcave ndërkombëtare në Kosovë ndodhen 900 ushtarë gjermanë, çfarë është kontingjenti më i madh i një shteti.
Ditë më parë, Bundesveri (Forca Federale Mbrojtëse) ka dërguar 550 forca shtesë në Kosovë, të cilat do të kujdesen për situatën e sigurisë në prag dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të Serbisë.
Kjo e fundit pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale edhe në territorin e Kosovës.
Shpenzimet e zgjatjes njëvjeçare të mandatit të ushtarëve gjermanë në KFOR, thuhet se kapin vlerën e 68 milionë eurove.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar









