Lajme
Gjilanasit nënshkruajnë peticionin kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut
Më shumë se 5 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiu nga autoritetet zvicerane për në Serbi
Iniciatorët e peticionit, përfaqësues nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra” me seli në Gjilan, kanë thënë për mediet lokale se ky aktivitet i mbledhjes së nënshkrimeve do të vazhdojë deri të shtunën.
Ndryshe, ditë më parë, kishte edhe një protestë para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, ku protestuesit kishin bërë thirrje këtij vendi të mos e ekstradojë në Serbi Nuhiun, ashtu siç po e kërkojnë autoritetet e këtij shteti.
Përfaqësuesit të shoqatës “Vatrës” mendojnë se deri të shtunën këtë peticion do ta nënshkruajnë mbi 10 mijë qytetarë dhe se ai dokumentacion do t’i dërgohet ekipit të avokatëve mbrojtës të Shemsi Nuhiut në Zvicër, duke shpresuar se do të ndikojë në mos ekstradim të tij.
Gjatë muajit dhjetor edhe komiteti në Zvicër për kundërshtimin e ekstradimit të Shemsi Nuihiut në Serbi, ua ka dorëzuar një peticion me 5152 nënshkrime autoriteteve zvicerane të Ministrisë së Drejtësisë në Bernë.
Shtetasi i Kosovës, Shemsi Nuhiu me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe me qëndrim të rregullt në Vevey, kantoni Vaud është arrestuar më 14 prill nga autoritetet zvicerane.
Arrestimi i tij është bërë duke u bazuar në një aktakuzë të autoriteteve të Serbisë dhe ajo e ngarkon atë për krime lufte, të kryera, sipas saj, në Kosovë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












