Lajme
Gjilani bëhet me Zyre për Diasporën
Në prag të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, institucionet qendrore dhe ato lokale kanë shpejtuar hapat për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për pritjen e diasporës. Në këtë vazhdë, Komuna e Gjilanit të enjten zyrtarisht ka përuruar hapjen një zyre për Diasporën, e cila ekskluzivisht do të merret me mërgimtarët.
Ministri kosovar i Diasporës, i cili mori pjesë në hapjen e Zyrës për Diasporës në Gjilan tha se në këtë Zyrë do të trajtohen nevojat për mërgimtarët e këtij rajoni, ndërsa tha se me ligjin e diasporën janë krijuar kushtet për hapjen e zyrave të tilla edhe nëpër komunat e tjera.
Do të ketë bashkëpunim dhe zyra do të jetë funksionale, ndërsa edhe Ministria do t’u përgjigjet nevojave që i kanë komunat… për këtë jemi të përkushtuar, kemi vullnet për të pasur qasje të drejtpërdrejtë në raport me mërgimtarët, të cilët gjithnjë kanë qenë pjesë e proceseve të përhershme”, tha ai.
Ndërsa Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit tha se diaspora duhet të pritet mirë, ndërsa u angazhua për investimet e diasporës në Kosovë. “Diaspora tashmë ka potencial dhe ata mund të të investojnë në Gjilan”, tha ai.
Hapjen e Zyrës për Diasporë në Gjilan e ka ndihmuar dhe mbështetur edhe projekti Diaspora për Zhvillim, roli i së cilit është të ndihmoj në zhvillim socio-ekonomik të vendit.
Qëllimi i krijimit të këtyre zyrave është të ndihmojë në fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën si dhe të promovojë pjesëmarrjen e diasporës në të gjitha zhvillimet lokale.
Këto zyra do të shërbejnë si mekanizëm për implementimin e politikave për diasporën.
“Projekti Diaspora për Zhvillim po përkrah themelimin e Zyrave për diasporë në kuadër të forcimit të marrëdhënieve në relacionin Kosovë-Diasporë. Projekti Diaspora për Zhvillim ndihmon Zyrat Ndërlidhëse me diasporë në ngritjen e kapaciteteve operacionale, trajnime të stafit dhe përkrahje të vazhdueshme në komunikim me diasporën”, raportojnë mediat lokale nga Gjilani.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










