Sport
Gjimshiti fiton besimin e trajnerit
Mbrojtësi shqiptar u rreshtua në linjën mbrojtëse me tre të trajnerit Gianpiero Gasperini për këtë sfidë ku zhvilloi një ndeshje pozitive, duke treguar se ai do të jetë një nga elementët kyçë të Atalantës në sezonin e gjatë të Serie A
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji e nisi që nga minuta e parë ndeshjen miqësore të Atalantas ndaj Valserianas në kompleksin stërvitor malor ku skuadra bergamaske ka nisur punën përgatitore për sezonin e ri, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi shqiptar u rreshtua në linjën mbrojtëse me tre të trajnerit Gianpiero Gasperini për këtë sfidë ku zhvilloi një ndeshje pozitive, duke treguar se ai do të jetë një nga elementët kyçë të Atalantës në sezonin e gjatë të Serie A. Ashtu si pjesa më e madhe e skuadrës, Gjimshiti u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë për t’i lënë vend kolegut Caldara.
Gjatë minutave të aktivizimit, edhe pse nuk pati shumë punë për të bërë përballë sulmit të kundërshtarëve, Gjimshiti tregoi siguri dhe pjekuri në lojën e tij, duke punuar bashkë me shokët e repartit që rrjeta të mbetej e paprekur.
Gjimshiti u transferua te Atalanta gjatë pjesës së dytë të sezonit të shkuar, por ai nuk gjeti hapësira të mëdha nën drejtimin e trajnerit Edy Reja me tri ndeshje dhe vetëm 270 minuta në total.
Gjithsesi, Gasperini planifikon t’i japë më shumë minuta në këmbë 23-vjeçarit që konsiderohet si një nga kolonat e ardhshme të mbrojtës së Atalantas.
E-Diaspora
-
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani Policia franceze i ndaloi në një kamion që po përgatitej të hipte në traget, ndërsa autoritetet... -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











