Shkurt.ch
Gjithnjë e më pak të papunë në Zvicër
Përqindja e të papunëve ka shënuar rënie sërish në muajin prill në Zvicër
Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) deklaron për rënie të numrit të të papunëve në Zvicër. Sipas SECO numri i të papunëve ka rënë nga 3.2 për qind nga muaji mars, në 3.1 për qind në muajin prill.
Në dy muajt e parë të vitit përqindja e të papunëve ishte në shkallën prej 3.4 për qind.
Për shkak të efektit sezonal përqindja e të papunëve është ulur sërish në prill, thonë në SECO.
Në fund të prilli, siç thuhet, janë regjistruar 135 851 persona si të papunë. Mirëpo krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i personave të papunë është 10.3 për qind më i lartë.
Në prill 2012 ishte vetëm 2.8 për qind shkalla e papunësisë në Zvicër.
“Situata në tregun e punës reflekton pozicionin e mirë ekonomik të Zvicrës. Ne jemi zhvilluar stabil, por vërehen shenjat nga pasiguria për shkak të krizës në vendet fqinje”, deklaron Oliver Schärli nga SECO.
Në Evropë janë më së shumti të të rinjtë të prekur nga papunësia. Në Zvicër, në prill janë regjistruar si të papunë rreth 17.800 të rinj në mes 15 dhe 24 vjeç.
Shkalla e papunësisë së të rinjve është regjistruar të jetë 3.2 për qind, pak më e ulët se në muajin mars.
Ekspertët e ekonomisë në SECO parashikojnë rritjen e papunësisë në mesin e të rinjve gjatë muajve të verës. Në të njëjtën kohë, qendrat rajonale të punësimit në Zvicër (RAV) kanë raportuar 16 135 vende të lira pune.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












