Lajme
Gjobitet 300 milionë euro kompania e taksive Uber, shkeli regullat e privatësisë
Kompania e shërbimit të taksive Uber është gjobitur me 300 milionë euro nga Holanda, pasi transferoi të dhënat e shoferëve në SHBA.
Të dhënat përfshinin licencat e taksive, detajet e llogarisë dhe pagesës, ID-të, fotot, madje edhe të dhënat kriminale ose mjekësore.
Hetimi u nxit nga një ankesë nga një grup prej 170 shoferësh francezë që ishin pjesë e organizatës “Ligue des droits de l’Homme“ (LDH).
LDH më pas paraqiti një ankesë pranë mbikëqyrësit të mbrojtjes së të dhënave të Francës, CNI, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Kjo është gjoba e tretë që mbikëqyrësi holandez i vendos Uber.
Në vitin 2018, DPA goditi kompaninë me 600,000 euro për dështimin në njoftimin e agjencisë në kohë për një shkelje të të dhënave më 2016.
Dhe që nga janari i këtij viti, Uber po përballet gjithashtu me një gjobë prej 10 milionë euro (përsëri) për shkeljen e rregullave të privatësisë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











