Lajme
Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi
Që nga klasa e 5-të gjuha shqipja dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore në Turqi
Që nga viti i ardhshëm, gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore të Turqisë. Programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në sallën e mbledhjeve të rektoratit të Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipja dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.
Ai ka theksuar se kurrikula dhe materialet e mësimit për të dyja gjuhët do të përgatiten nga Universiteti Trakya.
“Ne gjuhën boshnjake dhe atë shqipe nuk e vërejmë si një gjuhë të huaj, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët. Në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen 6 mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që edhe fëmijët tanë të mund t’iu shprehin atyre ‘Dobri Dosli’. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”, tha Gencoglu, citon infoshqip.
Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, Erhan Tabakoğlu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenari që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit kanë marrë pjesë zëvendësrektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Mümin Şahin, dekani i Fakultetit të Lirësisë në Universitetin Trakya Prof. Dr. İlker Alp, drejtori i Drejtorisë Arsimore të qytetit Edirne, Hüseyin Özcan dhe pedagogë të Shkollës së Gjuhëve të Huaja të Universitetit Trakya.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












