Lajme
Gjuha shqipe nuk figuron në aeroportin e Shkupit
Një gjë e tillë iu ka rënë në sy së tepërmi edhe mërgimtarëve që kanë ardhur në pushime në Maqedoni
Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Maqedonisë” nuk gjen asnjë orientim në gjuhën shqipe dhe e njëjta gjë ndodh edhe në faqen zyrtare të aeroportit. Të dyja gjuhët në të cilat mund të informohesh janë maqedonishtja dhe anglishtja. Fenomeni shqetësues ka ngjallur pakënaqësinë e shqiptarëve. Një gjë e tillë iu ka rënë në sy së tepërmi edhe mërgimtarëve që kanë ardhur në pushime.
Vajdin Gega nga Frëngova e Strugës, shqiptar që vinte nga Zvicra, tepër i indinjuar ka thënë për “Gazetën Shqiptare” se “është e padrejtë që mungon versioni shqip, kur do të informohesh me të dhëna rreth itinerarit dhe të dhëna të tjera për fluturimin”. Të njëjtin mendim me të ndan edhe Avdi Vinca nga Struga, i cili është emigrant në Vjenë.
“Kjo është skandaloze dhe nuk di kujt t’ia vësh fajin, turqve që e menaxhojnë aeroportin përkohësisht, apo autoriteteve maqedonase, kur dihet që mbi 60 % e udhëtarëve janë shqiptarët e Maqedonisë që punojnë në emigracion”, – është shprehur Vinca. Sipas tij, është emergjent një version në gjuhën shqipe për nevojat e shqiptarëve në udhëtim.
Në aeroportin e Shkupit mbizotërojnë edhe elemente të mbishkrimeve të përgjithshme dhe materialeve reklamuese në gjuhën maqedonase, duke u nisur nga mbishkrimi gjigant në hyrjen e portës së Aeroportit që mban emrin e Aleksandrit të Madh në alfabetin cirilik. Përkundër kësaj, gjuha shqipe nuk figuron në asnjë cep të aeroportit.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025













