CH-Ballkani

Gjykata e Hagës e dënon me 10 vjet burg Sheshelin

“Ultra nacionalisti Vojisllav Sheshel shpallet fajtor”, është titulli i televizionit zviceran “SRF”, ndërsa më pas tregon se ish lideri i radikalëve serbë dënohet me 10 vjet burg, por s’do të shkojë në qeli, përcjell albinfo.ch.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim. Ai akuzohet për krimet më të rënda kundër civilëve jo-serbë në Kroaci, Bosnjë dhe Vojvodinë përgjatë viteve 90-të. Në këto luftëra u vranë afro 130 mijë njerëz.

Dënimi erdhi pa prezencën e Sheshelit në Hagë, megjithatë ai nuk do të duhet të rikthehet në burg pasi nga 2003 ishte i mbyllur. Sheshel ka qëndruar në burg për 11 vite e 5 muaj, e që e tejkalon 10 vitëshin sa është dënuar sot.