Kriza në Ukrainë
Gjykata e Hagës po heton krimet e luftës në Ukrainë
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka dërguar ekipin e saj “më të madh” të ekspertëve në Ukrainë për të hetuar krimet e dyshuara të luftës që nga pushtimi rus në shkurt.
Kjo sipas kryeprokurorit të Gjykatës me bazë në Hagë, Karim Khan.
Ekipi do të përmirësojë mbledhjen e dëshmive të dëshmitarëve, identifikimin e materialeve mjeko-ligjore dhe do të ndihmojë për të siguruar që “provat të mblidhen në një mënyrë që forcon pranueshmërinë e tyre në procedurat e ardhshme”, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Khan falënderoi Holandën, ku ndodhet gjykata, për dërgimin e një “numri të konsiderueshëm ekspertësh kombëtarë holandezë” për të ndihmuar misionin.
Ekspertët duhet të intervistojnë dëshmitarët, të sigurojnë dhe analizojnë provat dhe të mbështesin hetuesit kombëtarë në sigurimin e provave.
Përveç kësaj, ekipi do të punojë gjithashtu së bashku me ekspertët francezë të mjekësisë ligjore që janë tashmë në Ukrainë. Sipas prokurorisë, puna e të gjithë personave të përfshirë në zonën e konfliktit duhet të koordinohet në mënyrë efektive.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












