Kosova
Gjykata e refuzon pezullimin e pensioneve për 19 mijë veteranët
Rreth 19 mijë veteranët e luftës në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit, pavarësisht pretendimeve për keqpërdorime dhe fryrje të listave.
Kjo pasi gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kërkoi që këto pagesa të pezullohen derisa të përfundojë gjykimi në rastin e veteranëve.
Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj Ministrisë së Mirëqenies Sociale, si palë e tretë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Aty shtohet se Prokuroria nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për të kërkuar masë të përkohshme.
“Me dispozitën ligjore të nenit 458 të Kodit të Procedurës Penale parashihet se gjatë procedurës penale, sipas propozimit të personave të autorizuar, mund të parashtrohet dhe vendoset kërkesa pasurore juridike, e cila ka ardhur si pasojë e rrjedhojë e kryerjes së veprës penale, e cila mund të përfshijë kompensimin e dëmit, kthimin e sendit ose anulimin e një veprimi të caktuar juridik”, thuhet në vendim.
Por, Ramë Gashi, avokat i Agim Çekut, thotë se ata ishin të bindur se kërkesa nuk do të aprovohej, sepse ishte e kundërligjshme.
Në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, i janë gëzuar këtij lajmi.
Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon 12 persona, anëtarë të Komisionit Qeveritar për verifikimin e veteranëve, për mashtrim me lista të veteranëve.
Në mesin e të akuzuarve janë edhe, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu dhe 7 persona të tjerë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













