Lajme
Gjykata Evropiane përkrah vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përkrahur Republikën Çeke në kërkesën për vaksinim të detyrueshëm të fëmijëve të nivelit parashkollor.
Ky rast është shqyrtuar pas kërkesës së familjeve, të cilat janë gjobitur, meqë fëmijët e tyre nuk janë pranuar nëpër shkolla, sepse nuk kanë qenë të vaksinuar.
Gjykata ka vendosur se ndonëse politika çeke ndërhyn në të drejtën për jetë private, ekziston nevoja e mbrojtjes së shëndetit publik, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Të gjitha rastet e trajtuara janë të periudhës para pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, çështja e vaksinimeve rutinore të fëmijëve ka fituar shumë vëmendje për shkak të COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Sipas rregullit çek, prindërit janë të obliguar të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër një numri sëmundjesh, përveç nëse nuk është e mundur për shkak të arsyeve shëndetësore.
Megjithatë, vaksinat nuk mund të jepen me forcë dhe fëmijët e pavaksinuar nuk mund të përjashtohen në këtë bazë, kur të arrijnë moshën për klasë të parë.
Republika Çeke nuk është vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që zbaton masën e vaksinimeve të detyrueshme të fëmijëve.
Vitin e kaluar, Gjermania ka nisur të respektojë një ligj që u kërkon të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit ose në të kundërtën përballen me gjobë deri në 2,500 euro.
Franca dhe Italia po ashtu kanë ndryshuar rregullat për vaksinim, pas shpërthimeve të fruthit në vitet e fundit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 5 milionë franga janë shpenzuar për fushatat zgjedhore të nëntorit Fushatat e votimit për votimin e 30 nëntorit mbi iniciativën e Shërbimit ndaj Qytetarëve dhe Iniciativën... -
Bëhet apel për kujdes në male, paralajmërohet rrezik i lartë për orteqe -
Raste të tjera të dyshuara të helmimit të mundshëm të foshnjeve nga qumështi formulë -
Negociatat e ardhshme për Ukrainën do të mbahen në Gjenevë -
EuroAirporti prezanton “check-in” automatik













