Jeta në Zvicër
Gjykata Federale, kritika të ashpra ndaj Strasburgut
Ajo, duke iu përgjigjur ankesës së një kosovari, ka bërë të qartë se vendimi i Strasburgut i është referuar vetëm një rasti të veçantë dhe nga ai rast askush tjetër nuk mund të nxjerrë pretendimin për rregullimin e qëndrimit në Zvicër
Në muajin prill të këtij vitiGjykata e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut pati dënuar Zvicrën lidhur me vendimin që ajo kishte bërë për dëbimin e një nigeriani të dënuar më parë për tregti me drogë. Pasi që dënimi i tij me dëbim nga Zvicra ishte konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjyqësisë zvicerane, nigeriani pati bërë ankesë në Strasburg. Dhe Strasburgu i ka dhënë atij të drejtë për arsyetimin se në rast dëbimi të tij, cenohet e drejta e tij për të qenë pranë familjes. Nigeriani ka dy vajza me ish bashkëshorten e tij zvicerane nga e cila ndërkohë është shkurorëzuar.
Tash, pas dënimit nga Gjykata e Strasburgut, Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë ka reaguar duke drejtuar kritika të ashpra ndaj saj. Mesazhi i kritikave nga Zvicra është ky: Vendimi i ardhur nga Strasburgu, që i jep të drejtë nigerianit nuk guxon t`u shërbejë të huajve tjerë të kriminalizuar si precedent që të kërkojnë të drejtën e qëndrimit. Kërkesa në të cilat merret si precedent rasti i nigerianit, Gjykatës Federale janë duke i ardhur me të madhe kohëve të fundit, citon NZZ gjykatën.
Dhe kjo gjykatë ka zgjedhur rastin e një kosovari të dënuar më parë, për ta bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me këtë problematikë. Kosovari në fjalë i dënuar me dëbim nga Zvicra dhe që kishte po ashtu familjen në Zvicër ishte ankuar në Gjykatën Federale duke paraqitur si argument vendimin e Strasburgut për nigerianin.
Gjykata Federale, duke iu përgjigjur kosovarit ka bërë të qartë se vendimi i Strasburgut i është referuar vetëm një rasti të veçantë dhe nga ai rast askush tjetër nuk mund të nxjerrë pretendimin për rregullimin e qëndrimit në Zvicër. Veç kësaj, Gjykata nga Lozana e ka shprehur edhe qëndrimin e saj se vendimin e Strasburgut e konsideron shumë të dyshimtë, gjegjësisht jo sa duhet të bazuar në fakte.
Kritikat më të ashpra Lozana i mbështet në atë se Gjykata e Strasburgut ka marrë vendimin e saj duke u bazuar në rrethana që janë krijuar pas vendimit të gjykatës federale për dëbim të nigerianit. Në këtë kuptim, Lozana kritikon Strasburgun se e ka zvarritur shumë gjatë vendimin e saj, duke lejuar që ndërkohë të ndryshohen rrethanat, të cilat e kanë favorizuar nigerianin e dënuar.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












