Shkurt.ch
Gjykata Federale liron “Carlos”-in nga burgu
Me këtë vendim Gjykata Federale ka hedhur poshtë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë të Cyrihut
Para disa muajsh rasti “Carlos” kishte pushtuar hapësirat e gazetave dhe të medieve elektronike të Zvicrës. Bëhej fjalë për një të ri delinkuent me prejardhje latinoamerikane, të cilit, në emrin e risocializimit, shteti i kishte paguar shuma të mëdha parash. Mes tjerash, atij i paguhej edhe një trajner i thaiboksit!
Në fund atij i ishin hequr privilegjet dhe ishte vendosur në një burg normal.
Por, në një vendim që Gjykata Federale e Zvicrës e ka bërë publik sot, i riu i njohur me emrin Carlos duhet të lirohet menjëherë nga dënimi që është duke e vuajtur në burgun Uitikon Cyrih. Me këtë vendim Gjykata Federale ka hedhur poshtë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë të Cyrihut.
Kjo gjykatë detyrohet që për Carlosin të sigurojë sërish një trajtim përkujdesjeje socialpedagogjike 24 orëshe. Sipas Gjykatës Federale, mbajtja e të riut në një qendër të tipit të mbyllur (burg) nuk mund të arsyetohet. Ky veprim është bërë si pasojë e presionit të madh të medieve dhe të opinionit publik, konstaton gjykata.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











