Tematike
Gjykata Federale rrëzon për herë të parë në histori një iniciativë popullore
Këshilli Federal me rastin e referendumit për iniciativën mbi "ndëshkimin martesor" ka shkelur në mënyrë të vrazhdë lirinë e votimit dhe transparencën
Gjykata Federale e Zvicrës i ka miratuar ankesat e bëra kundër iniciativës së CVP-së për ”dënimin martesor”, të hedhur poshtë me votë në vitin 2016. Sipas saj, Këshilli Federal (qeveria e vendit) me rastin e referendumit për këtë iniciativë ka shkelur në mënyrë të vrazhdë lirinë e votimit dhe transparencën, shkruajnë sot të gjitha mediet zvicerane.
CVP me iniciativën e saj synonte të fuste në kushtetutë qëndrimin se çiftet e martuara nuk duhet të diskriminohen në punë të tatimeve dhe sigurimeve sociale kundrejt çifteve që bashkëjetojnë në mënyra tjera, joformale, transmeton albinfo.ch. Pastaj, Këshilli Federal i kishte rekomanduar popullit me të drejtë vote që të mos votonte këtë iniciativë. Në broshurën e këtij referendumi shkruante se nga “ndëshkimi martesor” janë të prekur 80.000 çifte me paga të dyfishta si dhe 250.000 çifte pensionistësh.
Duke marrë këtë vendim, Gjykata Federale rrëzon për herë të parë në historinë e saj (nga viti 1848 e këndej) një votim popullor (referendum) të zhvilluar në nivel nacional. Me 4 vota pro dhe vetëm 1 kundër, vendimi i kësaj gjykate ka qenë i qartë. Shumica e gjyqtarëve janë të mendimit se Këshilli Federal u ka ofruar votuesve të dhëna të rrejshme lidhur me numrin e çifteve të prekura nga “ndëshkimi martesor”, përcjell albinfo.ch. Kështu, ai nuk e ka sqaruar kurrë se kur ka folur për 80.000 çifte që marrin paga të dyfishta, fjala ka qenë për një vlerësim të lirë dhe jo për shifër të saktë. Shifra e saktë, siç është vërtetuar më vonë, ka qenë shumë më e lartë: 454.000 çifte të tilla, ndërsa numri i përgjithshëm, pas korrigjimit ka arritur në 704.000 çifte të ndëshkuara.
Veç kësaj, shifrat të cilave u ishte referuar Këshilli Federal (80.000) kanë qenë të vitit 2001.
Qytetarëve me të drejtë vote, sipas Gjykatës Federale u është imponuar të besojnë se shifrat e dhëna nga Këshilli Federal kanë qenë korrekte. Ato kanë qenë përcaktuese për formimin e opinionit lidhur me këtë iniciativë.
CVP tash pret nga Këshilli Federal që ai të kërkojë debat me këshillin iniciativ dhe me vetë CVP-në, para se të vendosë për veprimet e tij të mëtejshme.
Tash, iniciativa duhet të hiedhet sërish në votim.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë
Jeta në Zvicër
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online














