Kosova
Gjykata Speciale i kërkon garanci Policisë së Kosovës për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës, që tu përgjigjen në detaje nëse ky institucionin i sigurisë mund të sigurojë mbrojtën në liri të ish-krerëve të UCK-së që po mbahen prej gati një viti të paraburgosur në Hagë.
Policia e Kosovës sipas urdhri të lëshuar me 8 tetor nga Haga, kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën.
Në dokument e lëshuar nga gjyqtari francez, Nicolas Guillou, thuhet se Policia e Kosovës urdhërohet, po ashtu, që të respektojë konfidencialitetin dhe përmbajtjen e procedurës, transmeton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Ish-eprorët e UCK-së, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Haga për krime lufte në Kosovë.
Ndryshe, vendimin e fundit të Panelit të Gjyqtarëve të Apelit lidhur me apelet e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve kundër vendimeve të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim, u zbulua se Drejtoria e Policisë së Kosovës, nuk kishte dhënë garancitë e mjaftueshme për mbrojtjen në liri të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët tash e njëmbëdhjetë muaj po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Paneli konstaton se nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake konsideron se përgjigja nga Policia e Kosovës nuk ishte mjaftueshëm e kënaqshme, atëherë ai duhet të kishte kërkuar nga Drejtori i Policisë për të marrë përgjigjen e detajuar që konsideronte se mungonte”, thuhej në vendimin e Panelit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme












