Lajme
SHBA: Hedhet poshtë padia kundër fitores së Bidenit
Me këtë akt të Gjykatës Supreme, përfundojnë të gjitha dilemat për fitoren e Bajdenit.
Gjykata Supreme në SHBA e ka hedhur poshtë një proces gjyqësor të iniciuar nga Teksasi dhe të mbështetur nga presidenti Donald Trump, për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se Gjykata deklaroi se Teksasi nuk ka të drejtë ligjore për të ndërhyrë në mënyrën se si shtetet e tjera zhvillojnë zgjedhjet.
Ndërkohë, të katër shtetet – Pensilvania, Xhorxhia, Miçigani dhe Uiskonsini – i kishin bërë thirrje Gjykatës Supreme të refuzonte sfidën ligjore, duke thënë se çështja nuk kishte asnjë bazë faktike dhe ofroi pretendime “false”.
Nga ana tjetër, më shumë se 20 avokatë të tjerë të përgjithshëm nga shtetet, gjithashtu paraqitën një kërkesë të shkurtër, duke kërkuar që gjykata të refuzojë procesin gjyqësor, i cili synonte në thelb të heqte të drejtën e dhjetëra miliona votuesve.
Vendimi i Gjykatës Supreme i dha fund edhe asaj që tashmë ishte një shans i vogël për Trumpin dhe aleatët e tij që të përmbysin rezultatin zgjedhor.
Dhjetëra përpjekje të tyre janë hedhur poshtë sistematikisht nga gjykatësit në mbarë vendin.
Më 14 dhjetor do të zhvillohet votimi në Kolegjin Zgjedhor, duke zyrtarizuar fitoren dërmuese të Bidenit. Ekspertët ligjorë kishin parashikuar që Gjykata Supreme do të hidhte poshtë padinë në Teksas. /REL
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











