Lajme
Gjykata zvicerane kërkon që shpejtësia në Autostradën pranë Bazelit të bëhet 60 km/h natën
Në vendimin e saj të ri, Gjykata Administrative Federale ra dakord me banorët vendas që për të ulur nivelin e zhurmës në autostradën A9 pranë Bazelit, kufiri i shpejtësisë duhet të reduktohet në 60 km në orë (nga 100 që është aktualisht) nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.
“Ajo që tregon vendimi është se gjykatat po i kushtojnë një rëndësi gjithnjë e më të madhe mbrojtjes nga zhurma,” tha Jérôme Jacky, zëdhënës i Zyrës Federale të Rrugëve, transmeton albinfo.ch.
Por ndërsa qindra njerëz që jetojnë pranë kësaj pjese të zhurmshme të autostradës do të mund të flenë më mirë gjatë natës, lobi i automobilave ka frikë se vendimi mund të krijojë një precedent për nivele më të ulëta zhurme edhe në zonat e Zvicrës.
“Autostrada të tjera kalojnë gjithashtu nëpër zona urbane, por nëse ulni shpejtësinë në 60 km/orë kudo, kjo përfundimisht do të shkaktojë vonesa,” sipas Andreas Dürr, president i Klubit të Automobilave të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie shqiptare Komuna druan se dikush nga jashtë mund të ketë interes për xhaminë. Drejtuesi i projektit thotë:... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie shqiptare Komuna druan se dikush nga jashtë mund të ketë interes për xhaminë. Drejtuesi i projektit thotë:... -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit -
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve













