Sport
Gjyqtari shqiptar godet lojtarin gjatë ndeshjes: “Ma shau nënën”
Ujka thotë se lojtari i është afruar dhe i ka sharë nënën në gjuhën shqipe dhe e ka goditur me këmbë poshtë gjurit. Dhe kjo ishte e padurueshme për të: ai e mbron veten dhe e godet kundërshtarin
Cak i sulmeve fizike dhe sharjeve në fushën e futbollit janë zakonisht gjyqtarët (referët). Por se ka raste kur gjyqtari sulmon lojtarin është dëshmuar në një ndeshje të ligës së pestë në mes të dy ekipeve amatore të Luernit.
Kur gjyqtari Pjeter Ujka ia ndan kartonin e verdhë një lojtari, ai e duartroket atë me tallje. Pas kësaj, Pjetri i jep atij një karton të verdhë-kuq dhe këtu nis sherri, shkruan blick.ch.
Ujka thotë për gazetën se lojtari i është afruar dhe i ka sharë nënën në gjuhën shqipe si dhe e ka goditur me këmbë poshtë gjurit. Dhe kjo ishte e padurueshme për shqiptarin Pjetër Ujka, transmeton albinfo.ch: ai e mbron veten dhe e godet kundërshtarin.
Ndërsa ekipi i lojtarit të sulmuar, e përshkruan kështu rastin në një raport të përpiluar enkas për këtë incident: “Gjyqtari e ka kapur lojtarin tonë në qafë dhe ka provuar ta godasë në fytyrë. Kur lojtari ynë provoi të ikte, situata doli krejtësisht nga kontrolli. Gjyqtari u vu në ndjekje për ta kapur dhe goditur. U desh ndërhyrja e së paku dhjetë lojtarëve dhe funksionarëve për ta ndalur.
Por Ujka kundërshton: “kur lojtari ma mësyu, unë e kapa duke e mbajtur larg nga unë që ai të mos mund të më godasë më. Unë nuk kam vrapuar pas tij. Tash duan të mi ngarkojnë te gjitha mua pasi që unë jam i vetëm. Më besoni, lojtari ishte i vogël me trup, aq sa mund ta mbaja në xhep. Ai ështe një tip qesharak. Po të dëshiroja ta rrihja, do ta bëja këtë dhe ai do të duhej të shkonte në spital gjashtë muaj për t`u shëruar.
Sidoqoftë, Ujka ka ndarë sërish drejtësinë edhe vikendin e kaluar, ndërkohë që lojtari i FCL është suspenduar. Kryetari i klubit të tij Hans Meyer thotë se nëse konstatohet se ai e ka sulmuar gjyqtarin, atëherë për të nuk do të kete më vend në klub.
Ky skandal do të trajtohet më 11 nëntor, kur do të merren deklaratat e të gjitha palëve.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











