Shkurt.ch
Gjysma e rrogës shkon për shtetin!
Me 49.3% të pagës që shkon për taksa, Gjermania është në vetë kreun e listës së shteteve me taksa të larta
Një i punësuar mesatar i gjinisë mashkullore që jeton i vetëm dhe nuk ka fëmijë duhet “t`ia japë shtetit” gjegjësisht të paguajë tatime pothuaj gjysmën e rrogës së tij. Sipas një studimi të bërë nga OECD të titulluar “Taxing Wages 2014” gjermanëve të kategorisë së përmendur u hiqen nga paga plot 49.3% e shumës nominale.
Me këtë përqindje, Gjermania është në vetë kreun e listës së shteteve me taksa të larta. Ajo është në vendin e parë në mesin e 34 shteteve të OECD-së të përfshira në studim, shkruan focus.de.
Por, kjo përqindje në Gjermani ka qenë edhe më e lartë në të kaluarën. Kështu, në vitin 2012 gjermani mesatar që jetonte i vetëm dhe që nuk kishte fëmijë ia jepte shtetit 49.6% të të ardhurave të tij ndërsa në vitin 2000 kjo përqindje ishte 52.6%.
Kjo rënie relative shpjegohet me zbritjen e taksave për sigurimin pensional.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













