Autotech

Google akuzohet se po “spiunon” fëmijët dhe studentët

Prokurori i Përgjithshëm i New Mexicos, Hector Balderas, po e padit Googlen për “spiunim” të fëmijëve që përdorin aplikacionet edukative të kompanisë.

“Teksa Google publikisht e pozicion ‘Google Education’ si mjet dashamirës, ajo përdor në mënyrë të fshehur si monitorues të fëmijëve se çka po bëjnë ata në internet, përfshirë në shtëpitë e tyre private, kompjuterët privatë, telefonat dhe në rrjetet e tyre private”, ka thënë Balderas në ankesën e tij.

Akuza e tij fokusohet edhe në aplikacionin Gmail për studentët.

Balderas ka thënë se Google ka shkelur deklarimet se produktet e tyre edukative dhe shërbimet mbledhin vetëm të dhënat për edukim. Sipas tij, kompania ka ngarkuar shumë të dhëna, përfshirë aktivitetet e kërkimit nga studentët, hulumtimet dhe fjalëkalimet.

Balderas ka akuzuar Googlen për shkeljen e shumë ligjeve, përfshirë atë të mbrojtjes së fëmijëve në shërbimet online.

Një zëdhënës i Google-s ka thënë se akuzat janë “me fakte, të paqëndrueshme”, përcjell Albinfo.ch.