Shkurt.ch
Google” do të ofrojë thirrje falas në roaming?
“Google” kohët e fundit njoftoi se është duke u përgatitur që të “hidhet” në ujërat e telekomunikacionit me rrjetin e vet celular, por duket se kjo nuk është vetëm lajm. Po flitet edhe për roaming të lirë.
Mediat kohët e fundit kanë shkruar se kompania do të ofrojë shërbime të telekomunikacionit me emrin e vet. “Google” nuk duhet të ndërtojë infrastrukturën e vet nga e para, por do të përdorë mbështetjen ekzistuese në pronësi nga operatorët e tjerë.
Telegraphi britanik ka mësuar se “Google” është në bisedime me një kompani nga Hong-Kongu, „Hutchison Whampoa Limited, e cila merret me telekomunikacionin. Ata janë pronarët e markës „Three”, të cilët plasojnë shërbime të telefonisë mobile në tregun evropian.
Jozyrtarisht thonë se kjo kompani mund të bëhet pronar i operatorit mobil O2, e cila do të zgjerojë vetëm ndikimin e saj në treg. Sipas shkrimit të shërbimit britanik, “Google” do t’u mëndësojë përdoruesve të telefonojnë, qasjen në internet dhe të dërgojnë mesazhe elektronike pa kosto shtesë, kur ata udhëtojnë në vendet e tjera.
Sigurisht që ju duhet të keni parasysh se ende asnjë nga kompanitë e lartpërmendura nuk janë deklaruar zyrtarisht për pretendimet e „Telegraph-it”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











