Lajme
Gotthard: Kolona deri në pesë kilometra
Tuneli rrugor i Gotthardit është mbyllur përkohësisht të mërkurën në orët e para të pasdites për shkak të një defekti në automjet, duke shkaktuar bllokim të rëndë të trafikut në të dy anët e qafës. Sipas të dhënave të TCS (Touring Club Switzerland), kolonat e automjeteve u shtrinë deri në pesë kilometra si në portalin verior ashtu edhe në atë jugor, me vonesa deri në një orë, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Policia Kantonale e Uri konfirmoi për Blick se mbyllja u shkaktua nga një makinë që pësoi defekt brenda tunelit. Automjeti u tërhoq më pas nga një automjet ndihmës, duke lejuar rihapjen e trafikut në tunel.
Rruga përmes tunelit Gotthard është një nga arteriet më të rëndësishme të komunikacionit në Zvicër dhe shpesh përballet me bllokime, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur fluksi i turistëve dhe udhëtarëve rritet ndjeshëm, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











