Sport
Granit Xhaka, gati i dëshpëruar në veten!
Pak më herët Granit Xhaka ishte ende futbollist junior në FC Basel. Tani ai luan në Mönchengladbach në Bundesligë, ndërsa mbrëmë me Zvicrën kundër Kroacisë. Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ ai flet për pengesat dhe kohët e vështira të rrugëtimit të tij në ekipin e kombëtares zvicerane.
Granit Xhaka flet për thashethemet rreth tij: Ai rri në vetvete, ose Xhaka ka një stabilitet të lartë emocional. Janë të gjitha këto që zakonisht i thonë futbollistët mbi 30 vjeç. Granit Xhaka: Këtë pyetje shpesh ia bëj vetes: Pse jam kaq i pjekur? Unë nuk veproj kështu vetëm në fushën e futbollit, por edhe në jetën normale. Unë nganjëherë pyes veten pse është kjo kështu.
Çfarë përgjigje keni gjetur?Granit Xhaka: Në moshën 16-vjeçare kam pësuar një lëndim të rëndë në kurriz. Atëherë doja të heqja dorë nga futbolli. Ky ishte një moment i rëndësishëm, me të cilin jeta ime ka ndryshuar krejtësisht.
Ngase si futbollist junior kishit frikë se nuk po arrini maksimumin?Granit Xhaka: U ktheva pas lëndimit në fushën e futbollit, por nuk funksiononte fare. Unë kam qenë i zhgënjyer në veten time, gati i dëshpëruar. E kam pyetur veten: Çfarë kam gabuar? Kjo më kishte ndodhur në kohë kur kam filluar shkollen si asistent zyre. Vazhdimisht isha në kontakt me njerëz të moshuar që ishin shumë më të pjekur se unë. E kam pasur një shef, i cili më ka bindur mua për t’iu kthyer sërish futbollit. Shkolla, praktika më kanë ndihmuar në atë kohë të mendoj për të ardhmen time.
Megjithatë, ju keni ndërprerë shkollimin një vit e gjysmë para përfundimit?Granit Xhaka: Është e saktë. Unë dëshiroja edhe futbollin, edhe profesionin paralelisht. Por kjo nuk ka funksionuar. Unë ende mësoj aq shumë për të pasur një karrierë në zyrë. Nëse jeni të vërtetë, duhet.
A keni qenë gjithmonë shumë i pjekur?Granit Xhaka: Jo, në shkollë unë kam qenë shumë i kujdesshëm. Unë kam qenë gjithmonë i turpshëm për të mbajtur prezantime në shkollë.
Trajneri i të rinjve të Baselit, Carlos Bernegger, thotë se ju në fillim keni qenë i vogël, i dobët dhe i frikësuar.Granit Xhaka:Nëse bëhem i sinqertë, një kohë të gjatë askush nuk më besonte në mua. Edhe unë vetë nuk kam besuar vetes. Unë kam qenë shumë i vogël, por edhe fizikisht i dobët. Në përzgjedhjen e të rinjve një kohë të gjatë nuk jam marrë në konsiderim. Vetëm pas 2009-ës me Zvicrën për Kupën Botërore thashë me vete: Po, Granit, ti mund të bësh diçka. Për fat të mirë, unë jam zhvilluar gjithashtu edhe fizikisht.
A ndiheni më i vjetër se një 19-vjeçar?Granit Xhaka: Për kohën time unë jam i vjetër. Është si të jem tashmë 22 apo 23 vjeç. Unë nuk reagoj normal pas kritikave si një adoleshent i moshës sime.
Si reagon një 19-vjeçar ndaj kritikave?Granit Xhaka: Shumica bëhen nervoz, ata ndjehen se po trajtohen padrejtësisht. Unë përpiqem t’i marr dhe t’i lë kritikat në një kthesë pozitive. Që pothuajse gjithmonë të kem sukses.
A keni dëshirë ndonjëherë të ndjeheni si një adoleshent normal?Granit Xhaka: Në jetën private jam krejt ndryshe sesa në fushën e futbollit. Unë kam dëshirë të flas, të kontaktoj me njerëzit, nuk trembem, bëj shaka. Unë jam serioz vetëm kur jam në fushë.
A është ky ndërrim rolesh i vështirë?Granit Xhaka: Kjo ndodh krejt natyrshëm.
Është thënë shpesh se prindërit tuaj herët të kanë ngarkuar me shumë përgjegjësi?Granit Xhaka: Prindërit e mi vijnë nga Kosova, ata janë që 23 vjet në Zvicër. Unë kam vëllanë, një vit e gjysmë më të vjetër, Taulantin, i cili luan në GC. Për prindërit e mi unë kam qenë gjithmonë më i madhi. Qysh prej moshës pesëvjeçare m’i kanë varur çelësat e shtëpisë rreth qafës,e jo vëllait tim. Jo, sepse Taulantit nuk i besonin, ai gjithmonë ka humbur gjithçka. Unë kisha marrë shumë herët përgjegjësinë jo vetëm për veten, por edhe për vëllanë tim.
Si është kjo për vëllanë tuaj?Granit Xhaka: Me siguri bukur, të ketë një vëlla që merr përsipër shumë punë. Por, tani ai e ka kuptuar ngadalë që duhet gjithashtu të marrë përgjegjësi për veten. Ai ende më thërret për të dëgjuar mendimin tim. Edhe unë e bëj të kundërtën, por shumë më rrallë.
Çka ka ndryshuar kohët e fundit në jetën e prindërve tuaj?Granit Xhaka: Prindërit e mi kanë punuar vazhdimisht, babai punon ende, ai është për njëzet vjet kopshtar në Zvicër. Nëna ime ishte një paketuese. Këtë dimër ajo ka ndërprerë punën, sepse ne kërkuam nga ajo tani e tutje të kujdeset për ne dhe familjen. Babai im ka marrë pushim deri në shtator për të më shoqëruar në Moenchengladbach. Ai së shpejti do të nisë punën si kopshtar në Gjermani. Ai thjesht nuk mund të rri dhe të me presë në shtëpi.
A do të shpërnguleni e tërë familja në Mönchengladbach?Granit Xhaka: Do të ndahemi. Nëse babai im është me mua në Gjermani, nëna ime do të kujdeset për vëllain tim në Zvicër. Ose e kundërta. Unë kam biseduar me prindërit e mi që ata duhet të jenë më shumë me Taulantin, ngase ai ka më shumë nevojë për mbështetje. Ai është emocional dhe e tregon atë.
Prindërit tuaj këmbëngulin të jenë më afër teje?Granit Xhaka: Jo, ne kemi vendosur së bashku. Prindërit e mi më besojnë mua. Ata e dinë që unë nuk jam tip që dal vazhdimisht natën. Unë u thashë atyre: “Kam nevojë për juve. Unë jam i kënaqur nëse mundësisht të jeni më shpesh me mua në Moenchengladbach”.
Ngjitja juaj nga një junior i Bazelit në Bundesligë ishte shumë e shpejtë?Granit Xhaka: Nuk e kam kuptuar ende mirë. Çdo ditë, 3 mijë njerëz vijnë na vizitojnë gjatë stërvitjeve në Moenchengladbach. Por, shpesh më merr kohë deri një orë në plotësimin e të gjitha dëshirave të fansave për autografe. Unë kam dëshirë që tani të mund të kuptoj çka kam arritur deri tash.
Dhe si mund ta kuptojmë këtë?Granit Xhaka: Unë kam tre shokë shumë të mirë në Zvicër. Kur takohem me ta, ata shpesh më thonë: Granit, ti je i pabesueshëm. Dhe unë i pyes përse? Pastaj ata ma kujtojnë mua karrierën time. Dy vjet më parë unë isha ende në U-18 në Bazel, tani unë jam në Bundesligë. Ata më thonë se nuk jam i vetëdijshëm se jam një futbollist i famshëm. Kjo do të thotë shumë për mua.
A nuk keni bërë ende diçka të jashtëzakonshme?Granit Xhaka: Nëna ime gjithmonë ka pasur një ëndërr: një shtëpi në Kosovë dhe një shtëpi në Zvicër. Unë e kam realizuar atë së bashku me vëllain tim.
Shpesh thuhet se në Bundesligë nuk pret askush ndonjë futbollist nga Zvicra?Granit Xhaka: Unë isha në bisedime vitin e kaluar në Moenchengladbach. Por, atëherë ishte shumë herët për mua. Sot, unë e ndjej se njerëzit janë të kënaqur me mua. Unë jam transferi i dytë më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë në Gladbach. Po, për aq sa ata janë duke pritur nga unë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Zvicër
-
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve Autoritetet rrugore në Zvicër kanë paralajmëruar se periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të... -
Cilat çështje ishin më të rëndësishme për të huajt në Zvicër në vitin 2025? -
Bashkitë nuk janë efikase në verifikimin e dokumenteve të identitetit të huaj -
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër












