Sport
Granit Xhaka kushton 20 milionë euro
Paraqitjet fantastike në fushë kanë bërë që vlera e Granitit të rritet 100 %. Kështu e ka vlerësuar portali “Transfermarkt” 22-vjeçarin nga Kosova.
Për shumë revista të futbollit Granit Xhaka ishte një nga mesfushorët më të mirë në bundësligën gjermane për sezonin e kaluar.
Me lojërat e tij mbresëlënëse dhe me një sezon fantastik, ai së bashku më ekipin Mönchengladbach arritën të zënë vendin e tretë në bundësligën gjermane, raporton “20 Minuten”, përcjell albinfo.ch.
Paraqitjet fantastike në fushë kanë bërë që vlera e Granitit të rritet 100 %. Vlera aktuale e tij është plot 20 milionë euro. Kështu e ka vlerësuar portali “Transfermarkt” 22-vjeçarin nga Kosova. Në krahasim me verën e vitit 2014, kur vlera e tij ishte 10 milionë euro, tani ekipi që dëshiron ta këtë në klub Granit Xhakën duhet të paguajë hiq më pak se 20 milionë euro.
Kur merret parasysh kjo vlerë, atëherë është më se normale që edhe Mönchengladbach nuk dëshiron ta lëshojë lehtë Xhakën të ikë nga klubi, njofton albinfo.ch.
Për përfaqësuesin zviceran, gjatë këtij afati kalimtar kanë shprehur dëshirë për ta blerë klube të njohura, ndër to edhe kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












