Sport
Granit Xhaka ngushëllon Sinan Bytyqin
Ditë më parë, futbollisti i talentuar shqiptar, Sinan Bytyqi njoftoi se për shkak të problemeve me zemër, detyrohet të lë futbollin, në moshën më të mirë, atë 22-vjeçare, shkruan albinfo.ch.
Pas kësaj kishte shumë reagime, duke e ngushëlluar futbollistin i cili luajti edhe për Kosovën, derisa ishte dhe do të jetë nën kontratë me Manchester City.
Granit Xhaka gjithashtu ka reaguar, duke theksuar se shëndeti është në rend të parë. “Është për të ardhur keq në moshë kaq të re të lësh futbollin pa dëshirën tënde, por shëndeti është në radhë të parë, bëhu i fortë vëlla”, ka shkruar Xhaka në një postim në “Instagram”.
Klubi i Manchester Cityt ka thënë se Bytyqi do të mbetet pjesë e këtij klubi, dhe do të merret me vëzhgimin e talenteve.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












