Lajme
Gratë nuk kërkojnë “hise” nga trashëgimia
Shumë gra kosovare hezitojnë që të kërkojnë pjesën e vet të trashëgimisë familjare, duke besuar se pasuria e paluajtshme i takon vetëm burrave
Shoqëria kosovare ende funksionin sipas sistemit patriarkal, kur gratë nuk e gëzojnë të drejtën për trashëgimi familjare. Kjo ndodhë në shumicën e rasteve kur pronat e paluajtshme nuk janë regjistruar në emër të grave, apo edhe në emër të përbashkët me bashkëshortët.
Murat Meha është kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, institucion që merret me regjistrimin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme si pronarë apo në bashkëpronarë.
Ai thotë se kohën e fundit është rritur interesimi i femrave që pronën të regjistrojnë në emër të tyre apo në bashkëpronësi me bashkëshortët.
“Dua t’ju jap një informacion shumë të saktë se në vitin 2012 kemi pasur 14 për qind të pronave të regjistruara në emër të femrave, në pronësi apo bashkëpronësi, në vitin 2013 kanë qenë 15.7 kurse deri më tani kemi 16.2 për qind të pronave të regjistruara në emër të femrave”, thekson Meha për REL.
Në bazë të një udhëzimi administrativ të Agjencia Kadastrale e Kosovës, sipas Mehës, është vendosur që regjistrimi i pronës në emër të dy bashkëshortëve mos të bëhet për secilin veç e veç, por të bëhet vetëm një pagesë, “që është një lehtësi institucionale për këtë çështje”.
Kjo çështje është e rregulluar edhe me Ligjin Kundër Diskriminimit. Sipas këtij ligji, trashëgimtarët femra dhe meshkuj, mund të disponojë pjesën e tyre trashëgimore dhe ta tjetërsojnë, pas regjistrimit si pasuri e tyre trashëgimore.
Diamant Binaku, menaxher i përgjithshëm në Qendrën për Hulumtime dhe Studime Gjinore tregon disa nga arsyet pse femrat heqin dorë nga e drejta e tyre pronësore.
“Duke filluar nga sistemi patriarkal nëpër të cilin ka kaluar shoqëria e Kosovës dekada e shekuj më radhë. Pra fillon prej traditës se familjes. Ende ekziston vetëdija e ulët e femrave për të kërkuar “hisen” e tyre të trashëgimisë prej prindërve, por edhe bashkëpronësinë, punën e përbashkët që bëjnë pas martesës me burrin”, thekson Binaku.
Arjeta Imeri, nga qyteti i Gjilani tregon arsyen se pse femrat heqin dotë nga pasuria e përbashkët familjare. ”Pjesa e pasurisë, i takon mashkullit. Unë nuk kërkoj të më ndahet pasuria familjare. Nuk më takon thjeshtë”, thotë Arjeta.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














