Lajme
Greqi, shqiptarit i përmbyset traktori, humb jetën djali i tij 4 vjeçar
Babai shqiptar i 4-vjeçarit që humbi jetën po drejtonte traktorin në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Eglouvi të Lefkadës, Greqi, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave greke thuhet se nga përmbysja e një traktori, 4-vjeçari shqiptar ka vdekur dhe një 16-vjeçar është plagosur.
Babai shqiptar i 4-vjeçarit që humbi jetën po drejtonte traktorin në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.
Sipas mediave në Greqi, dy fëmijët ishin në traktor bashkë me 30-vjeçarin shqiptar në momentin kur traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.
30-vjeçari shqiptar i cili është banues i përhershëm në Karya është xhaxhai i 16-vjeçarit të plagosur. Aktualisht shqiptari ndodhet në polici ku po jep deklaratën e tij në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën djalit të tij.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











