Lajme
Policia greke, në alarm nga një shqiptar
Policia greke është alarmuar nga kërcënimet me jetë kundrejt një drejtori burgu nga ana e një grupi të burgosurish, që në krye ka një shtetas shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se ka qenë një i dënuar shqiptar për krime të rënda, i cili ka kërcënuar drejtorin, duke i thënë se “këtu do të derdhet gjak”, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Drejtori i Policisë së Korfuzit organizoi operacionin në dy pavijone të burgut të sigurisë së lartë, ku mbahen 8 të dënuar shqiptarë, që konsiderohen si tepër të rrezikshëm. Grupi në fjalë përfshin edhe të akuzuarin si autor të vrasjes së avokatit Michalis Zafeiropulos, që disa ditë më parë ishte përpjekur të arratisej.
Tani ajo që autoritetet do të hetojnë është se sa ekziston mundësia për futjen e pistoletave, plumbave dhe silenciatorëve, edhe pse gjithandej ka kamera sigurie.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht punën në Federatën e Xhudos së Valonisë, duke... -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë












