Kosova
Grupe kriminale në veri gjuajnë në drejtim të policëve të Kosovës, këta u kundërpërgjigjen
Situata në pjesën veriore të vendit vazhdon të jetë e tensionuar. Grupe kriminale kanë gjuajtur edhe me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se pas barrikadave që janë vendosur dhe gjuajtjes në drejtim të Policisë, njësitet policore, në vetëmbrojtje, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri të dyshuarve, të cilët janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur.
“Persona nga grupe të caktuara kriminale, të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore, të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të pikës kufitare të Bërnjakut”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për ndonjë person të lënduar apo dëme të mundshme të shkaktuara”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











