Kosova
Hagë: Sylejman Selimi lirohet nga te gjitha akuzat, ndërpriten hetimet ndaj tij
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi ka përfunduar dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Përmes njoftimit, ai ka bërë të ditur se të gjitha procedurat hetimore ndaj tij kanë përfunduar.
“Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues. Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshja SHBA-Iran: Anulohet ceremonia e nënshkrimit që u planifikua në Zvicër Ceremonia e planifikuar për nesër në Gjenevë është anuluar pasi memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar tashmë... -
Banka qendrore zvicerane mban normat e interesit ndërsa vë në dukje rrezikun ndaj valutës -
Konsumi i energjisë në Zvicër u rrit pak në vitin 2025 -
Ankesë ligjore pas dështimit të iniciativës zvicerane për sigurinë ushqimore -
Rihapen më herët se sa ishte planifikuar pikat kufitare mes Gjenevës dhe Francës













