Kosova
Hagë: U vazhdohet paraburgimi Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle gjatë konferencës javore ka njoftuar se është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë më 15 maj, në të cilin, thuhet se Trupi Gjykues ka konstatuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera, transmeton albinfo.ch.
“…më 15 maj, në vendime më vete për secilin, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke konstatuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku se do të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera kundër atyre që perceptohen se janë kundër UÇK-së, përfshirë dëshmitarë që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore dhe/ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjykatësit konstatuan gjithashtu se komunikimet e të akuzuarve mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anë të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, tha Doyle, shkruan Betimi për Drejtësi.
Tutje Doyle ka thënë se në këtë çështje gjyqësore në të cilën të akuzuar përveç Selimit dhe Krasniqit janë edhe Hashim Thaçi dhe Kadi Veseli, është miratuar kërkesa e Prokurorisë që një dëshmitar të japë dëshmi përmes video-lidhjes.
Tutje ai ka folur edhe për lirimin nën kushte të rrepta të ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt.
“Z. Isni Kilaj u lirua në Kosovë dje me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024. Në vijim ky vendim u konfirmua edhe nga një Panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024. Në vendim, Gjykatësi i Vetëm konstatoi se ende ekziston dyshimi i bazuar se z. Kilaj ka kryer, vetë ose së bashku me të tjerë, vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i DhSK-së, shtoi se është konstatuar se ende vazhdon rreziku që Kilaj të arratiset, pengoj procedurat gjyqësore ose të kryej vepra të tjera penale.
“Gjykatësi i Vetëm konstatoi gjithashtu se vazhdon të ekzistojë rrezik i moderuar që z. Kilaj të arratiset dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave penale dhe të kryejë vepra penale të tjera. Ai konstatoi më tej se asnjë prej kushteve të paraqitura nga Mbrojtja e z. Kilaj dhe asnjë nga kushtet e tjera të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm nuk mund të kufizojnë plotësisht aftësinë e z. Kilaj për të penguar ecurinë e procedurave të DHSK-së dhe për të kryer vepra penale të tjera”, tha ai.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës U ndaluan dy veta: shoferi, një shtetas 37-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, dhe qiramarrësi i njësisë... -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër -
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit












