Lajme
Haiti, kundërshtari i Kosovës në futboll
Ndeshja e parë miqësore e Kosovës në futboll, do ta zhvillohet kundër shtetit të Haitit me 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë
Republika e Kosovës ndeshjen e parë miqësore në futboll do ta zhvilloj kundër shtetit të Haitit me 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, dhe jo me 4 mars kundër Xhamajkës. Kjo është konfirmuar të mërkurën nga përfaqësuesit e Federatës kosovare të Futbollit.
Sipas tyre, marrëveshje për një lojën e parë miqësore është arritur në Zvicër ndërmjet menaxherëve të Federatës së Kosovës të Futbollit dhe asaj të Haitit.
Sipas tyre, në kombinim kanë qenë tri opsionet tjera, Panama, Kenia dhe Haiti, ndërsa është zgjedhur kjo e fundit edhe me propozimin e përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaki.
Ndërkohë opsioni për të zhvilluar ndeshje me Xhamajkën u anulua pasi që mysafirët kishin frikë nga trazirat në Bosnje dhe nuk ndiheshin të sigurt.
Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës i ka dërguar incizimet e stadiumit “Adem Jashari” në FIFA dhe nuk do të ketë problem për zhvillimin e ndeshjes atje. Mirëpo FFK i ka bërë thirrje klubit “Trepça” që të mos e përdor fushën e stadiumit deri kur të zhvillohet ndeshja e kombëtares.
FFK po ashtu do të heq të gjitha shpenzimet e kësaj ndeshje duke përfshirë këtu edhe sigurimin e gjyqtarëve të FIFA-së ndërsa shuma kalon disa dhjetëra mijëra euro, citon Zëri.
Ndërkohë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki nuk ishte prezentë në konferencën për shtyp ne edhe kësaj radhe mbetëm pa mësuar emrat të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën atë ndeshje.
Haiti është një vend me 27 mijë kilometra katror në Amerikën Qendrore ndërsa ka një popullsi prej afro 10 milionë banorëve. Haiti nuk njihet si shtet që ka fituar ndonjë turne të futbollit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm










