Lajme
Hapet Aeroporti në Shkup
Aeroporti në Shkup, pas pothuajse tre ditësh bllokimi nga mjegulla ka filluar funksionimin. Sipas njoftimeve nga aeroporti ‘Aleksandri i madh’, nga sot paradite kanë fluturimet dhe zbritjet zhvillohen normalisht.
Për disa ditë koha me mjegull të dendur shkaktoi vështirësi të mëdha. Shumë pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërkohë një pjesë e atyre që u drejtuan në aeroportin e Ohrit, patën vonesa të konsiderueshme.
Pasagjerët, disa qindra, kryesisht udhëtojnë në Evropën perëndimore. Një pjesë e tyre janë emigrantë, të cilët ktheheshin në vendet e tyre të punës. Ata u ankuan për mungesë organizimi por zyrtarët e aeroportit thanë se situata e vështirë u krijua nga kushtet klimatike.
Nga enti i meteorologjisë thonë se në ditët në vijim nuk presin që të ketë vështirësi klimatike për çka pritet normalizim i udhëtimeve ajrore Por ndërkohë që po normalizohet situata në Shkup njoftohet se vështirësi në fluturime për një kohë pa pasur edhe në aeroportin e Ohrit. Edhe atje për shkak të motit ishin anuluar fluturimet. Por kjo situatë kishte zgjatur shkurt. Aeroporti në Ohër është më i vogël nga ku ndërmerren më pak udhëtime me çka edhe vështirësitë ishin më të vogla.
Nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, udhëtimet ndërmerren kryesisht në Zvicër, Austri, Ceki, Hungari dhe në disa vende të rajonit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











