Uncategorized
Hapet në Bernë ekspozita “Nëpër Kohë”
Ekspozita “Nëpër kohë”, është e hapur deri në datën 7 tetor 2018, dhe mund të vizitohet çdo ditë pune nga ora 9h deri në orën 17h
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, para të pranishmëve, dashamirë të arteve pamore, është hapur ekspozita e artistes nga Kosova, Lebibe Topalli-Shabani.
Me një fjalë rasti ekspozitën e ka hapur ambasadorja Nazane Breca, e cila, veç tjerash tha se kjo ekspozitë është një dëshmi se artistët tanë kanë potencial të madh krijues dhe se Lebibe Topalli si një artiste e re, deri tash ka hapur një mori ekspozitash dhe ka fituar çmime të rëndësishme duke u vlerësuar lartë nga kritika, njofton ambasada.
Lebibe Topalli në përshëndetjen e saj para të pranishme, tha se ka sjellë në këtë ekspozitë të organizuar nga Ambasada e Kosovës këtu në Bernë, një cikël me piktura të cilën e ka titulluar “Nëpër Kohë”. “Ashtu siç e kam pasur një ekspozitë tjetër në një galeri të Gjenevës në këtë vit, edhe këtu në ambasadën tonë, jam shumë e kënaqur me hapjen e saj dhe me publikun artdashës”, tha mes tjerash Lebibe Topalli, përcjell albinfo.ch.
Artistja Lebibe Topalli, në ekspozitën tematike “Nëpër Kohë”, përmes paraqitjes së rrathëve, rrotave, shqiponjës, të shndërruara në simbole, ka shpërfaqur artistikisht lëvizjen nëpër kohë, lëvizjen e cila shtynë të ecën përpara si nxitje për ide të reja dhe për krijim të vazhdueshëm. E gjithë kjo, e shprehur përmes këtyre simboleve, në piktura me formate të mëdha dhe me një koloritë të harmonizuar, kjo artiste ka arritur të sjellë para artdashësve emocion dhe meditim të fuqishëm për kohën dhe njeriun.
Ekspozita “Nëpër kohë”, është e hapur deri në datën 7 tetor 2018, dhe mund të vizitohet çdo ditë pune nga ora 9h deri në orën 17h, në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Adresa: Zähringerstrasse 25, 3012 Bern.




Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














