Lajme
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach
Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari
Në qytetin e Schwabach është hapur klasa më e re e LAPSH-it, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në këtë zonë të Bavarisë, shkruan albinfo.ch.
Klasa do të udhëhiqet nga mësuesja Drita dhe pritet të kontribuojë në rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Nga Shkolla Shqipe në Bavari u shprehën falënderime për të gjithë ata që, me bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre, mundësuan hapjen e kësaj klase të re. Në përfundim të takimit inaugurues, nxënësit u pajisën me librat shkollorë, duke nisur kështu zyrtarisht rrugëtimin e tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare.
Vlen të theksohet se mësimi do të zhvillohet çdo të premte nga ora 14:00 deri në 15:30.
Klasa do të mbahet në ambientet e Luitpold-Grundschule Schwabach (Schillerplatz 1, 91126 Schwabach)./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë Université des cultures de Genève organizon koncert me Arbëreshët e Kalabrisë në Gjenevë... -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë
Jeta në Zvicër
-
Pesë aksidente zinxhir në autostradat A1 dhe A13 në St. Gallen, ka të lënduar Pesë përplasje nga mbrapa në A1 dhe A13, dëme mbi 100 mijë franga... -
Swissmint: Këtu lind frangu zviceran -
ETH Zürich investon në softuer të ri kundër plagjiaturës -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Përse në COOP mungojnë bananet?












