CH-Ballkani
Haradinaj: Zëri i bashkatdhetarëve nga Zvicra të dëgjohet më shumë
Në Ditën Kombëtare të Zvicrës lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë një grupi bashkatdhetarësh nga Zvicra, se zëri i tyre në skenën e zhvillimeve politike në Kosovë, duhet të jetë më i madh
Në Ditën Kombëtare të Zvicrës lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë një grupi bashkatdhetarësh nga Zvicra, se zëri i tyre në skenën e zhvillimeve politike në Kosovë, duhet të jetë më i madh
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradainaj, ka pritur të hënën në Prishtinë një grup bashkatdhetarësh nga Zvicra, për nderë të Ditës Kombëtare të Zvicrës.
Siç njofton Zyra për Media e AAK-së, në këtë takim miqësor, Haradinaj ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, për rolin që mund të luajë diaspora e Kosovës në këto zhvillime, si dhe për obligimet dhe detyrat që kanë institucionet e shtetit për bashkatdhetarët, që gjatë muajve të verës qëndrojnë në Kosovë.
Sipas njoftimit nga AAK-ja, vizita e bashkatdhetarëve nga Zvicra ka qenë vizitë kthimi, pas vizitës që kohë më parë u kishte bërë atyre një delegacion i AAK-së, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj Haradinaj.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












