Uncategorized
Hashim Thaçi, zyrtarisht si president për vizitë në Vjenë!
Gati dy muaj pas zgjedhjes si President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi zyrtarisht si president do të udhëtojë për në Austri. Sipas mediave austriake, presidenti i Kosovës do të pritet nga presidenti në largim i Austrisë, Heinz Fischer. Takimi pritet të bëhet të mërkurën, në orën 14.30, kur presidenti Thaçi do të pritet me nderime shtetërore në Hofburg, njofton albinfo.ch.
Vetë Fischer kishte qëndruar në Kosovë tetorin e vitit të kaluar për një vizitë pune, ku ishte takuar edhe me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Tutje agjencia e lajmeve austriake APA jep edhe një historik të shkurtër rreth jetës dhe veprimtarisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












