Sport

Hasi mund të zërë vendin e De Biasit!

Besnik Hasi mund të jetë zëvendësues i Gianni De Biasit nëse italiani largohet pas Kampionatit Evropian në Francë

Një ëndërr që mund të bëhet realitet. Pasi Gianni De Biasi po flitet se do të drejtojë Kombëtaren Italiane, Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në aksion, dhe po kërkon zëvendësuesin e tij. Emri më i përfolur është i Besnik Hasit, i cili drejton Anderlechtin, shkruan albinfo.ch.

Trabzonspor, Nantes dhe Aston Villa po e kërkojnë Hasin, i cili po ka sukses në Belgjikë me Anderlechtin dhe si duket nuk do të vazhdojë me skuadrën nga Brukseli. Edhe Hasi më parë kishte shprehur dëshirën të drejtojë kuqezinjtë dhe kjo ëndërr mund t’i plotësohet.

44-vjeçari ka qenë si një simbol kur luante për Shqipërinë dhe në rast se largohet De Biasi do të ishte një alternativë shumë e mirë për kuqezinjtë, që për herë të parë do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Francë.