Lajme
Hedhen poshtë akuzat për trafikim organesh në rastin “Medicus”
EULEX: Gjykatësi i procedurës paraprake e nxori vendimin lidhur me rastin e ashtuquajtur “Medicus”.
Prokuroria Speciale e Kosovës, e përbërë nga prokurorë të Kosovës dhe EULEX-it, i ka hedhur poshtë akuzat për trafikim të organeve njerëzore dhe krim të organizuar në lidhje me rastin e klinikës “Medicus” në Prishtinë, ndërkaq aktakuza i është kthyer pjesërisht prokurorit ashtu që ai t’i specifikojë disa hollësi faktike lidhur me dy të pandehur, si dhe lidhur me një akuzë shtesë për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.
” Konfirmohet aktakuza kundër Lufti Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini dhe Ilir Rrecaj lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës ose detyrës zyrtare.
Nga aktakuza hidhen poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












