Shkurt.ch
Helmeta e ushtrisë zvicerane në videon e reperit kosovar
"Helmeta ashtu sikurse edhe uniforma ushtarake janë shprehje të sovranitetit shtetëror. Ai që bart helmetën ose uniformën e tërë, përfaqëson ushtrinë. Andaj bartja e papautorizuar e tyre është e ndaluar”
Në videon e reperit kosovar “Capital T” paraqitet një helmetë e Ushtrisë së Zvicrës. sipas përgjegjësve të kësaj ushtrie, përdorimi i helmetës nuk është i lejuar.
«C`est la guerre» quhet videoja më e re muzikore e reperit kosovar Capital T., e krijuar në bashkëpunim me reperët nga Gjeneva, Macro dhe DJ Nika, shkruan 20minuten.ch.
Në klip bëhet fjalë para së gjithash për ndeja, argëtim, edhe pse nga titulli mund të mendohet për diçka tjetër («C`est la guerre» dmth “Kjo është lufta”), transmeton albinfo.ch. Por, ajo që është interesante në këtë rast është se nga minuta 2.34 e video paraqitet një helmetë të cilën e njohin të gjithë ata që kanë shërbyer ose shërbejnë në armatën e Zvicrës.
I pyetur nga gazeta, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ushtrisë, Mirco Baumann. “Ka shumë mundësi që fjala të jetë për helmetën 04 të Armatës Zvicerane, për më tepër pasi që mbulesa e helmetës duket edhe shenja origjinale e gradës, përcjell albinfo.ch. Kjo gradë i takon rreshterit.
Më tutje Baumann ka thënë se pjesët e uniformës ashtu sikurse edhe e gjithë uniforma, parimisht mund të përdoren vetëm për qëllime shërbimi në ushtro. “Helmeta ashtu sikurse edhe uniforma ushtarake janë shprehje të sovranitetit shtetëror. Ai që bart helmetën ose uniformën e tërë, përfaqëson ushtrinë. Andaj bartja e papautorizuar e tyre është e ndaluar”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











