Lajme
“Helvetas”: 17 milionë euro ndihma për kosovarët
Nuk ka qytetar nga rajoni i Gjilanit që nuk ka dëgjuar për "Swiss Intercooperation", "LOGOS" , e tash "Helvetas"
Kontributi i këtyre organizatave zvicerane ka prekur direkt në jetën e kosovarëve.
E mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës, Intercooperation ka hapur zyrën në Kosovë para 10 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe ka investuar rreth 17 milionë euro në Kosovë, 7 milionë euro për qeverisje dhe rreth 10 milionë për hortikulturë.
Në një intervistë për KosovaTimes, Norbert Pijls, menaxher i projektit LOGOS, ka deklaruar se kjo organizatë ka investuar në nëntë komuna të rajonit të Anamoravës: Kamenicë, Novobërdë, Partesh, Ranilluk, Kllokot, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
Pijls ka një përgjigje interesante përse kjo organizatë është përqendruar në komunat e kësaj pjese të vendit tonë.
“Gjithnjë më kanë thënë se nga ky rajon janë shumica e imigrantëve kosovarë që jetojnë në Zvicër. Ata njerëz punojnë në Zvicër, paguajnë taksat, kështu që ne duhet të kthejmë diçka prapa”, ka thënë Pijls.
Gjatë dy vjetëve të fundit, projekti LOGOS është përqendruar në pesë fusha.
Fushë të parë Pijls e quan mbështetjen në planifikimin strategjik dhe urban. Përmes kësaj ndihmohen komunat për të ndërtuar një vizion afatgjatë strategjik të zhvillimit.
Përcaktimi i komunave për drejtimin e zhvillimit në të ardhmen, në njëfarë mënyrë do të jetë një lloj identiteti i tyre dhe në këtë kuadër do të derdhen edhe paratë e “Helvetas”, sqaron Pijls.
Komunave u është ndihmuar edhe të rrisin mbledhjen e taksave.
“U kemi ndihmuar të regjistrojnë shtëpitë që janë ndërtuar mes vitit 2004 e 2010. Tatimi në pronë është për çdo shtëpi dhe baza e të dhënave ka qenë e vjetër. Baza e të dhënave tani është rreth 15 për qind më e madhe, do të thotë 15 për qind më shumë të hyra për komunën”, ka thënë Pijls.
“Helvetas” dhe organizatat tjera gjithashtu janë fokusuar t’i mbështesin komunat në menaxhimin e mbeturinave.
Menaxheri i projektit LOGOS në “Helvetas” shprehet i kënaqur me bashkëpunimin me kryetarët e nëntë komunave dhe vartësit e tyre, por megjithëkëtë ai ka vërejtur një dallim.
“Disa shërbyes civilë janë më të motivuar për të ndihmuar komunitetin e vet, disa vetëm rrinë dhe e harxhojnë kohën kot. Por, në përgjithësi, jam shumë i kënaqur me kualitetin”, tha ai.
“Helvetas” dëshiron të qëndrojë në Kosovës sa më gjatë që është e mundshme.
“Jemi qe 10 vjet këtu. Kemi rrjetin tonë, ekipin, dëshirojmë të vazhdojmë, por ne jemi të varur nga donatorët, qeveria zvicerane. Në fund të këtij viti duhet t’iu propozojmë donatorëve që të qëndrojmë më gjatë. Ata do të vendosin nëse do të vazhdojmë edhe tri vjet të tjera pas këtij viti”, ka shtuar Pijls./Albinfo&KosovaTimes/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











