Sport

Heshtja e Xhakës në aferën e shqiponjës dykrenore është rruga e gabuar

Tash është koha që Granit Xhaka të flasë publikisht, në mënyrë konfidente dhe sinqerisht përpara të gjithëve mbi simbolin e shqiponjës dykrenore.

Kombëtarja helvete pritet të zhvillojë ndeshjen e parë këtë të hënë dhe kjo vjen pas skualifikimit të dhimbshëm në Rusi 2018 kundër Suedisë. Komentatori sportiv i “Blick”, Andreas Boeni, ka sqaruar se pse heshtja e Granit Xhakës për aferën e shqiponjës dykrenore është rruga e gabuar, përcjell albinfo.ch.

“Simboli i shqiponjës dykrenore kundër Serbisë është një temë e madhe deri më sot dhe kjo temë ka larguar më tej tifozët nga ‘NATI’. Është koha kur çdo gjë duhet të sqarohet,” thotë Boeni duke shtuar se sqarimi i trajnerit Vladimir petkovic për “emocione” nuk është i bindshëm, pasi Granit Xhaka vijon ta bëjë shqiponjën dykrenore në rrjetet sociale. “Kjo është jo sensibile për gjithë tifozët zviceranë.”

\ash !Cshtë koha që Granit Xhaka të flasë publikisht, në mënyrë konfidente dhe sinqerisht përpara të gjithëve mbi simbolin e shqiponjës dykrenore.

“Vetëm në këtë formë ai do bënte afrimin mes NATI dhe tifozëve”, thotë në fund Boeni.