Heshtje zgjedhore në Francë

Kush do të kalojë në rundin e dytë: Nicolas Sarkozy, François Hollande, Marinne le Pen, Jean-Luc Mélenchon apo François Bayrou

Nga mbrëmë në mesnatë mbretëron heshtje zgjedhore presidenciale në Francë, pasi që të dielën votohet. Në fakt, për arsye të orës së një pjese e shtetasve francezë që jetojnë në territoret jashtë heksagonit, ata veçse do të votojnë sot, ditën e shtunë.  

Pas rundit të parë të zgjedhjeve që mbahet nesër, do të dihen dy kandidatët që do të luftojnë në rundin e dytë, i cili çon në zgjedhjen e Kryetarit të ardhshëm të Republikëse franceze.

Sondazhet e fundit e plasojnë në krye të listës kandidatin socialist, François Hollande, i cili e tejkalon për 2 pika Kryetarin aktual të Francës si dhe njëherësh kandidat i të djathtës (UMP) për zgjedhjet presidenciale të 2012, Nicolas Sarkozy.

Në rast se këto dy kandidatë e kalojnë rundin e parë, atëherë gjatë rundit të dytë pritet që F. Hollande ta lërë mbrapa kundërkandidatin e tij Sarkozy me më së paku 5-6 pikë. 

Kandidatët e tjerë në lojë janë: Jean-Luc Mélenchon (14%), i të majtës komuniste dhe Marine Le Pen (14%), kandidate e të djathtës ekstreme si dhe kandidati i Qendrës, François Bayrou. 

Në Zvicër jeton një komunitet i gjerë francez, i cili tradicionalisht është shumë i mobilizuar gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në Francë.